Serie A / Atalanta spektakolare, 4-0 ndaj Parmës dhe vazhdon garën për Europën

25/01/2026 17:16

Atalanta ka marrë një fitore bindëse në javën e 22-të të Serie A, duke mposhtur 4-0 Parmën në Bergamo dhe duke vijuar me hapa të sigurtë garën për një vend në kompeticionet europiane.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 15’, kur Scamacca realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli të fituar nga Zalewski. Dominimi i vendasve vijoi dhe në minutën e 24’, de Roon dyfishoi shifrat pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga De Ketelaere.

Edhe në pjesën e dytë, Parma nuk arriti të reagojë. Në minutën e 73’, Raspadori shënoi golin e tij të parë me fanellën zikaltër, pas asistit të Krstovic, i cili kishte hyrë si zëvendësues. Pikërisht Krstovic vulosi përfundimisht takimin në minutën e 92’, duke realizuar golin e katërt.

Me këtë sukses, skuadra e drejtuar nga Palladino ngjitet në kuotën e 35 pikëve, ndërsa Parma mbetet në vendnumëro me 23 pikë në renditje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB