Pas disfatës së rëndë, Conte: Jemi në det të hapur me dallgë shumë të larta, por nuk e braktisim anijen

25/01/2026 22:05

Antonio Conte nuk e fsheh hidhërimin e tij pas humbjes së rëndë të pësuar ndaj Juventusit në Allianz Stadium teksa sheh që skuadra e tij shkon 9 pikë pas Interit.

‘Përsa kohë rezultati ishte 0-0 ndeshja ishte e ekuilibruar dhe më pas ishte perceptimi se mund të ndodhte diçka për të barazuar-tha Antonio Conte-por pas golit të dytë u krijuan hapësira dhe ata shënuan edhe golin e tretë. Komplimenta Juventusit, por komplimenta edhe lojtarëve të mi që dhanë maksimumin sonte. Ka raste që ia del të kalosh pengesa, ka raste të tjera që jo. Për herë të parë në karrierën time aktivizova një futbollist që nuk e kisha parë, Giovane dhe që dje erdhi në grumbullim me skuadrën; kjo është fotografia e momentit që po përjetojmë. E dimë që jemi në det të hapur me dallgë shumë të larta, por nuk e braktisim anijen. Po luftojmë me të gjitha forcat kundër një situate të pabesueshme’

Futbollistët e Napolit protestuan shumë për një kontakt Hojlund-Bremer, por Conte deklaroi se nuk e pa

‘Jo, nuk e pashë. A kërkova që Mariani të shkonte në VAR? Në ndeshjen ndaj Veronës shkoi dy herë dhe e ktheu vendimin dy herë; nuk ishte personi i duhur për t’ia kërkuar-shtoi Conte-të bëjnë siç mendojnë se është më mirë, shpresojmë që gjithnjë të ketë ndershmëri mes atyre që shohin, që thërrasin dhe që arbitrojnë. E shpresojmë për një futboll të pastër dhe pa gjëra të veçanta. Nëse ka ndonjë gabim, duhet të jetë njerëzor. Ndoshta ishte më mirë më parë sepse e tolerojëe më shume. Tani të gabosh me një video…ndonjëherë bëhet e vështirë’

Trajneri Conte u pyet edhe nëse e sheh Napolin ende në garë për titullin në Serie A

‘Në këtë moment është një pyetje shumë absurde, janë edhe 16 ndeshje për t’u luajtur-tha Conte-nuk zbresim nga anija, sepse janë shumë objektiva, Champions, Europa League; nëse zbret nga barka, rrezikon vërtet të mbetesh jashtë Evropës. Ne kërkohmë të bëjmë më mirë, djemtë japin gjithçka dhe po vënë në rrezik edhe fizikun; nuk stërvitesh, luajnë gjithnjë të njëjtët lojtarë dhe është e paevitueshme që dikush të dëmtohet. Edhe Neres u operua…këtë vit është diçka e pabesueshme, po vuajmë shumë. Do të thotë se po paguajmë diçka që kemi bërë në të kaluarën dhe nuk duhet ta bëjmë më, më mirë të buzëqeshësh’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB