Mbyllet telenovela Morata-Campello. Futbollisti konfirmon ndarjen: Mos kërkoni fajtorë të tjerë
Sesioni i merkatos së transferimeve të janarit të Lazios e karakterizuar me largime dhe polemikat mes Sarri e Lotitos pasurohet me një episod të ri që përfshin edhe karabinerët e rajonit Trastevere. Drejtori Sportiv i bardhekaltërve, Angelo Fabiani të mërkurën shkoi në atë rajon për të denoncuar ndërhyrje të mundshme të tratativave për Loftus Cheek dhe Samardzic që nuk erdhën nga Milani dhe Atalanta si dhe për atë të Taylor që në fund Lazio arriti ta marrë nga Ajax.
Lajmi bëhet i ditur nga ‘La Repubblica’ duke shtuar se krimi në fjalë janë shpifjet dhe manipulimet me Ylan Singer, një agjent ndërkombëtar i cili ka ndërhyrë pa pasur asnjë të drejtë në operacionet Lazios duke kushtëzuar dhe diskretituar si klubin ashtu edhe drejtorin sportiv dhe operatorët e merkatos. Në denoncim janë përfshirë edhe disa mesazhe që Singer i kishtë dërguar agjentit të Taylor, Guido Albers. ‘Guido, po evitojmë që të nënshkruajnë me Loftus dhe Samardzic, personat me të cilët jam këtu janë shumë të fuqishëm dhe nuk mund t’iu them se nuk përgjigjesh në telefon’.
Dyshimi i klubit roman është se dikush nuk donte që Lazio të bënte blerje të reja, por Albers paralajmëroi Fabianin, i dërgoi mesazhin dhe menjëherë u bë denoncimi te karabinierët. Tani Prokuria e Romës do të duhet të vendosë nëse pas këtyre mesazheve ka vetëm një konflikt interesi mes agjentëve apo ka diçka më të rëndë; ndërhyrje e vërtetë në merkaton bardhekaltër aq sa në Formello po flasin hapur për sabotazh.
Top Channel