Juventusi firmos me En-Nesyri, ai mund të mbërrijë sot, por është vetëm fillimi…
Paris Saint-Germain u rikthye në krye të renditjes së Ligue 1 falë një fitoreje minimale 1–0 në transfertë ndaj Auxerre, të vendosur nga Bradley Barcola në minutat e fundit të ndeshjes.
Goli i tij i vonë u siguroi kampionëve suksesin e pestë radhazi në kampionat. Skuadra e Luis Enrique-s, e cila kishte bërë gjashtë ndryshime në formacion pas humbjes në Champions League, dominoi pjesën më të madhe të takimit, por u përball me një Auxerre të organizuar mirë dhe me një portier në formë, Donovan Léon. PSG krijoi disa raste të pastra, sidomos në pjesën e parë, por pa arritur të zhbllokonte rezultatin.
Në pjesën e dytë, edhe vendasit patën momentet e tyre, por futja në lojë e Ousmane Dembélé-së i dha më shumë shpejtësi sulmit parizien. Pikërisht nga një asist i tij, Barcola realizoi golin vendimtar 11 minuta para fundit. Me këtë fitore, PSG ngjitet në vendin e parë, dy pikë mbi Lens, ndërsa Auxerre mbetet në luftë për mbijetesë.
Top Channel