Pas një muaji thatësirë, Manchester City kthehet te fitoret. Skuadra e Pep Guardiolës ku bëri debutimin edhe blerja më e re Guehi, mundi në sfidën e javës së 23, Wolverhampton e venditi të fundit të klasifikimit, me rezultatin 2-0.

Në këtë ndeshje, Guardiola vendosi të hedhë në fushën e lojës Marmoush të rikthyer nga Kupa e Afrikës duke lënë në stol haaland dhe egjiptiani i shpërbleu besimin trajnerit katalanas duke i dhënë avantazhin, Manchester City që në minutën e 6 pasi shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të  Matheus Nunes.

Në minutën e 35, marmoush iu afrua një goli tjetër por u ndal nga shtylla, ndërkohë që pati një moment verifikimi në VAR për një prekje të topit me dorë të Mosquera, por që në fund nuk solli asgjë. Gjithsesi në minutat shtesë të pjesës së parë Manchester City shënoi edhe golin e dytë me Semenyo për të çuar rezultatin 2-0 që ishte edhe ai përfundimtar i dsfidës me Manchester City që ngjitet në kuotën e 46 pikëve duke e reduktuar për momentin në 4 pikë diferencën me Arsenalin, ndërsa Ëolverhampton mbetet me 8 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB