Sunderlandi i Granit Xhakës duket se e ka humbur atë shkëlqimin e javëve të para të Premier Leagues angleze teksa e sheh veten që të ketë humbur shumë pozicione.

Në sfidën e javës së 23 të kampionatit Sunderland që ishte pa Xhakën të dëmtuar në kavilje, humbi ndaj West Ham 3-1 me skuadrën londineze që mori kështu 3 pikë të çmuara për luftën për mbijetesë.

West Ham ishte në një ditë shumë të mirë teksa në minutën e 14 mori avantazhin në 1-0 me golin e Summerville. Kaluan 14 minuta të tjera dhe skuadra londineze fitoi një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Jarrod Bowen për të çuar rezultatin në 2-0. Pjesa e parë perfekte e West Ham u plotësua nga goli i tretë i shënua nga Mateus Fernandes dhe ky fraksion u mbyll 3-0 për londinezët.

Në minutën e 66 Sunderland shënoi golin e vetëm të tij të kësaj ndeshjeje me Brian Brobby dhe sfida përfundoi 3-1 për West Hamin që ngjitet në kuotën e 20 pikëve në vendin e 18, ndërsa Sunderland mbetet  me 33 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB