Premier League/Liverpool, tjetër ndeshje për t’u harruar; humbet ndaj Bournemouth
Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka nuk ishte në fushën e lojës në ndeshjen me West Ham për shkak të një dëmtimi në kavilje, megjithatë në një moment ai u bë protagonist i një debati me tifozët e Hammers që ishin pas pankinës në London Stadium
Debati ishte kaq i fortë sa ndeshja për pak caste u ndërpre nga arbitri Thomas Bramall që foli me trajnerin e West Ham Nuno Espirito. Por mesa duket Xhaka nuk e la aty debatin e ndezur dhe e vijoi atë edhe pas fërshëllimës së fundit të arbitrit.
Telekamerat në fakt e pikasën 33 vjeçarin teksa po debatonte me një tifoz në momentin që skuadrat iu drejtuan tunelit që të conte në dhomat e zhveshjes, përpara se të largohej nga një anëtari i stafit. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi këtë debat, por mesfushori dukej i irrituar
‘Nuk e di me të vërtetë çfarë ndodhi-tha trajneri i Sunderland, Regis Le Bris-është gjithnjë një turp kur ndodhin gjëra të tilla, por nuk e di’.
Në videot që nisën të qarkullonin në rrjetet sociale dukeshin lojtarët e Sunderland që tregonin nga tifozët e Hammers që u ngritën duke provokuar Xhakën. Punonjësit e sigurisë shkuan në drejtim të vendit ku u sinjalizuan debatet, por nuk ishte e qartë nëse tifozët u larguan nga vendi apo jo.
Top Channel