Burnley i Armando Brojës i hap punë trajnerit Thomas Frank teksa frenon skuadrën e Tottenham në këtë raund të Premier League me skuadrën e Hotspurs që nuk e ndjen shijen e fitores prej 5 ndeshjesh.

Në Turf Moor kjo sfidë përfundoi me barazimin 2-2 ku sulmuesi i kombëtares shqiptare edhë këtë radhë e nisi ndeshjen në formacionin bazë për t’u zëvendësuar në minutën e 69.

Tottenham ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 38 me Van de Ven duke marrë kryesimin në rezultat 1-0. Por në minutën e 45, Burnley barazoi shifrat me Tuanzabe, ndërsa në minutën e 76, përmbysi gjithçka duke marrë avantazhin në 2-1 me golin e Lyle Foster i hyrë pikërisht në vend të Armando Brojës.

Por kur u mendua që Burnley po merrte 3 pikët e kësaj ndeshjeje, një perlë e Romeros i dha mundësinë Tottenham të barazojë në 2-2 në minutën e 90 me londinezët që shkojnë në 28 pikë, ndërsa Burnley arrin në 15 pikë në vendin e parafundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB