Chivu: Sommer? Është faji im. Po ia vështirësoj gjërat me kërkesa të caktuara
Partizani përforcon sulmin në merkaton e këtij muaji. Klubi i të kuqve zyrtarizoi ardhjen në skuadër të Sekou Sidibe i cili ka nënshkruar me klubin kryeqytetas një kontratë deri në vitin 2027.
Partizani zyrtarizoi gjithçka nëpërmjet postimi në rrjetet sociale ku theksohet se Sidibe bëri edhe prezantimin e tij me Të Kuqtë i shoqëruar nga Drejtori Sportiv i Partizanit Agim Ibraimi
Sekou Sidibe është formuar si futbollist në ekipet e moshave të PSV Eindhoven, ndërkohë që ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Belgjikës të U15 dhe U19. Po kështu, Sidibe është aktivizuar në kampionatin rumun me Universitatea Craiova si dhe ne kampionatin belg me La Louviere.
Ardhja e tij në radhët e Partizanit është edhe një plotësim i dëshirës së trajnerit Kërnaja që kishte deklaruar se po punohej për përforcimin e repartit të avancuar të Partizanit. Për më tepër, Sidibe është blerja e dytë e Të Kuqve me Agim Ibraimin si Drejtor Sportiv pas asaj të Kamer Qakës në mesfushë.
Top Channel