Barcelona duhet të mbijetojë pa Pedrin; pritet të mungojë për të paktën 3 javë
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka qenë mahnitës me performancën e tij deri më tani në këtë sezon me skuadrën e Trabzonsporit ku në 18 ndeshje në total ka shënuar 10 gola.
Megjithatë ai në ndeshjen e së nesërmes ndaj Masimpasha, nëse do të arrijë të shënojë, do të barazojë rekordin e legjendës së Trabzonsporit Burak Yilmaz, me 7 gola në 7 ndeshje rradhazi, rekord që mbahet që nga sezoni 2011/2012.
Janë këto paraqitje që tashmë drejtuesit e ekipit po mendojnë për ta blerë përfundimisht. Në një intervistë mëngjesin e sotëm, presidenti i Trabzonsporit, Ertuğrul Doğan shprehet: “Ai u pëlqye nga ekipi ynë i skautimit. Ne bëmë një ofertë para se Beshiktashi të firmoste me të, por ishte vetëm për gjysmën e çmimit që dhanë ata. Në momentin aktual, vazhdojmë diskutimet se si do të jetë pagesa, por në momentin që Trabzonspor do të aktivizojë klauzolën, ajo do të paguhet me 5 këste, për këtë gjë vendos përfundimisht stafi teknik.
Lojtari mund të bëhet pjesë e ekipit duke paguar këstin e parë prej 1,5 apo 2 milionë eurosh para fundit të majit, siç parashikohet në kontratë. Shuma nuk duhet paguar e plotë. Nëse trajneri na kërkon që të aktivizohet ky opsion në fund të sezonit, siç duket se do të ndodhë për mënyrën si po shkojnë gjërat, procesi më pas do të bëhet në bazë të vlerësimeve teknike”, tha fillimisht ai duke shpjeguar se Trabzonspori nuk kishte nevojë të paguante menjëherë shifrën prej 8,5 milionë eurosh që është vendosur në klauzolën e Muçit.
Top Channel