‘Viking Row’ në pallatin mbretëror në Oslo, 90 mijë persona presin Haaland me shokë në kryeqytetin norvegjez(VIDEO)
Kristjan Asllani vazhdon të refuzojë propozimet që kanë mbërritur në adresë të tij për vazhdimin e karrierës.
Sipas mediave italiane, deri tani, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka refuzuar 5 oferta të ndryshme për vijimësinë. Asllani do të largohet nga Torino pasi nuk bën pjesë në planet e klubit, por mbetet për t’u parë cili do jetë klubi i ardhshëm. Interi synon t’i gjejë një destinacion, pasi ai nuk bën pjesë as në planet e zikaltërve në vijimin e edicionit.
Sipas “La Stampa”, ka qenë vendimi i Asllanit për të refuzuar çdo ofertë konkrete që ka ardhur deri tani, pasi nuk është bindur nga ajo që i kanë propozuar. Kësisoj ai ka kthyer mbrapsht Zhironën nga La Liga, Paris FC nga Liga 1, si dhe Sasuolon, Parmën e së fundmi Kaljarin nga Seria A.
I njëjti burim thekson se tashmë sytë e mesfushorit janë drejtuar nga oferta e re që duket më tunduese, ajo e Xhenoas, ku trajneri De Rosi kërkon një lojtar me tiparet e Asllanit për mesfushën. Palët nuk kanë hyrë ende në bisedime konkrete, por ky duket si varianti më i mundshëm për të ardhmen e Asllanit, nëse gjendet gjuha e përbashkët.
Top Channel