Botërori për Klube 2029, PSG i kualifikuar tashmë, si funksionon renditja
Ruben Loftus-Cheek mund të largohet nga Milani në këtë merkato dimri. Me rikthimin e Ardon Jasharit dhe rikuperimin e Santi Gimenez, si dhe ardhjen e Niclas Fullkrug, që tashmë ka shënuar kundër Lecces, hapësira për mesfushorin anglez është e kufizuar, duke e bërë largimin e tij një opsion realist për klubin kuqezi. Loftus-Cheek ishte blerë në verën e 2023 për 21,5 milionë euro, por me konkurrencën e re në mesfushë, ai mund të bëjë valixhet drejt Premier League-s.
Aston Villa ka shfaqur interes të madh për ish-mesfushorin e Chelsea-t, pas dëmtimit të Boubacar Kamara, që do të mungojë deri në fund të sezonit. Trajneri Unai Emery ka kërkuar nga klubi një përforcim ekonomik për të mbajtur objektivat e sezonit dhe Loftus-Cheek shihet si zgjidhja ideale. Megjithatë, deri tani nuk ka ende një ofertë zyrtare nga klubi anglez.
Milani e vlerëson mesfushorin, kontrata e të cilit skadon në 2027, mes 12 dhe 15 milionë eurove, por mund të pranojë edhe më pak, për të shmangur një humbje financiare. Loftus-Cheek ka deklaruar së fundmi se dëshiron të qëndrojë te Milani, por rikthimi në Premier League mund ta bëjë të ndryshojë mendje.
Në rast se largimi i anglezit do të konfirmohet, Milani ka në plan të godasë për një qendërmbrojtës të ri. Emri kryesor është Diego Coppola, 23 vjeç, aktualisht te Brighton, ku eksperienca nuk ka shkuar sipas pritshmërive (vetëm 5 paraqitje dhe nën 200 minuta). Mesfushori italian mund të rikthehet në Serie A për të rikthyer hapësirat në Kombëtare dhe për të synuar pjesëmarrjen në Botëror. Brighton ka shprehur gatishmëri për huazim me të drejtë blerjeje ose transferim të plotë, por mbi të ka interes të fortë edhe Fiorentina.
Top Channel