Përpara 10 vitesh, refuzoi Interin, tani e shkatërron në Champions; Gabriel Jesus ka rilindur dhe është në merkato
Pas një postimi të gjatë në rrjetet sociale me anë të të cilit Brooklyn Beckham sulmonte prindërit e tij David dhe Victoria duke i akuzuar se ndërhynin në martesën e tij me Nicola Peltz, ish futbollisti anglez foli gjatë programit financiar Squaëk Box te CNBC dhe iu përgjigj akuzave.
‘Fëmijët e mi kanë bërë gabime, por fëmijëve iu lejohet të gabojnë sepse kështu edhe mësojnë. Ndonjëherë ëshyë e nevojshme t’i lësh të lirë të veprojnë-ishin fjalët e David Beckham që kërkoi të hedhë pas shpatulla çështjen mediatike të javës
Çfarë kishte ndodhur më parë-Brooklyn Beckham, 26 vjeç dhe i martuar prej 3 vitesh, në rrjetet sociale ku ka 16 milionë ndjekës, akuzoi nënën dhe babain e tij se donin t’i shkatërronin martesën me bashkëshorten Nicola, aktore amerikane ì, vajza e miliarderit Nelson Peltz dhe ish modeles Claudia Heffner
‘Nuk dua të pajtohem me familjen time-ishin fjalët e Brooklyn që foli për sjellje ‘meskine’ mes të cilave anulimin në castet e fundit të konfeksionimit të fustanit për nusen, pasi u shfaq entuziaste për të apo mungesa e ftesës në festën e 50 vjetorit të lindjes së David-nuk kam ndërmend të lë veten të kontrollohem, mbrohem për herë të parë në jetën time’.
Top Channel