Në turneun e Australian Open, makthi i tenistëve pjesëmarrësve, më shumë se kundërshtarët e tyre, është bërë dhimbja e barkut. Një lloj virusi ‘mallkimi i Montezuma’ po vjen vërdallë në dhomat e zhveshjeve dhe sallonet e tenistëve, kjo edhe për shkak të kushteve ekstreme klimatike me temperatura nga 42 në 18 gradë që kanë shkaktuar humbjen e ndjenjave edhe të mbledhësve të topave.

Pse po sëmuren të gjithë në Australian Open? Një virus misterioz në aparatin e tretjes dhe amplitudat ‘të çmendura’ termike po redukton numrin e tenistëve pjesëmarrës. Imazhi simbol është ai i Luciano Darderi; italiani sapo shënoi pikën e fitores së ndeshjes kundër Garin, në vend që të festonte, përshëndeti me nxitim kundërshtarin dhe nisi të vrapoj duke thënë ‘Më duhet të shkoj në banjë’ mes dhimbjeve.

Akoma më keq shkoi për Flavio Cobolli që u tërhoq për një diarre të papritur që e dezhidratoi pavarësisht se kishte marrë medikamente, po kështu francezi Gaston që u dorëzua në ndeshjen ndaj Sinner pas dy seteve për dhimbje në abdominale. Edhe belgu Collignon u dorëzua për probleme fizike.

Masat paraprake të Sinner. Ai që po e monitoron me kujdes situatën është Jannik Sinner. Numri 2 i botës nuk e ka harruar cfarë i ndodhi vitin e kaluar ndaj Rune që gati i kushtoi shtrenjtë dhe vendosi të blindohet. ‘Ka tension, është shumë nxehtë dhe djersitesh; nëse nuk konsumon sasinë e duhur të lëngjeve rrezikon shumë-tha Sinner duke cituar edhe rastet e Auger-Aliassime e Collignon. Strategjia e tij është e qartë; profesionalizëm maksimal, hidratim i kujdesshëm deri në detajet më të vogla dhe kursim energjie për të evituar dëmtime apo gripin që mund t’i shkatërrojnë turneun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB