Familja mbretërore spanjolle i tha lamtumirën Princeshës Irenë, motrës së Mbretëreshës Sofia, të shtunën (17/1).
Trupi i saj u transferua në orën 12:00 në Mitropolinë Ortodokse Greke të Shën Andreas dhe Shën Dhimitrit në Madrid.
Sipas Hola-s, Princesha Leonor dhe Infanta Sofia shoqëruan prindërit e tyre, çiftin mbretëror Felipe VI dhe Letizia, për të qëndruar pranë Mbretëreshës Sofia në shërbimin përkujtimor për tezen e tyre të dashur.
Të pranishme ishin gjithashtu: Infanta Elena dhe Infanta Cristina, së bashku me fëmijët e tyre, Alexia De Grace, si dhe figura nga bota e biznesit.
Shihni videon:
Në këtë “lamtumirë” publike mungonte ish-Mbreti Juan Carlos , i cili, sipas rekomandimeve mjekësore, nuk do të udhëtojë as për në Greqi, pasi u vlerësua se dy udhëtime të njëpasnjëshme brenda një kohe të shkurtër do ta rëndonin shumë shëndetin e tij.
Funerali në Athinë
Të hënën, Mbreti Felipe, Mbretëresha Letizia, Princesha Leonor, Infanta Sofia dhe Mbretëresha Sofia do të marrin pjesë në shërbesën mortore që do të mbahet në orën 12:00 në Mitropolinë e Athinës. Më herët, që nga orët e mëngjesit, trupi do të vendoset në gjendje pelegrinazhi në kapelën e Agios Eleftherios, pranë kishës metropolitane. Varrimi do të bëhet në rreth të ngushtë familjar në Tatoi.
Top Channel