Reali i Madridit fiton mes kaosit të tifozëve, “Los Blancos” mundin Levanten dhe ndjekin Barcelonën kryesuese
Tifozët e Real Madrid kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre ndaj presidentit të klubit, Florentino Perez, duke brohoritur “Florentino Perez, jep dorëheqjen” dhe duke e fishkëllyer atë së bashku me skuadrën përpara startit të ndeshjes me Levanten.
Reagimi erdhi në momentin kur figura e presidentit u shfaq në ekranet e mëdha të stadiumit “Santiago Bernabeu”.
Atmosfera në stadium ishte e tensionuar, me një pjesë të tifozëve që shfaqën pakënaqësi për situatën aktuale të ekipit dhe drejtimin e klubit.
Ky reagim publik vjen pas shkarkimit të Xabi Alonsos dhe situatës së keqe që “Los Blancos” po kalon, si një sinjal i fortë presioni ndaj drejtuesve të Real Madrid.
Real Madrid fans chant “Florentino Perez resign” and boo him as their president comes onto the big screens at the Bernabeu.
All that money and no success at the moment 🫣
pic.twitter.com/tNhDGiwaV9— The 44 ⚽️ (@The_Forty_Four) January 17, 2026
Top Channel