Real Madrid ka regjistruar një fitore me rezultatin 2-0 në shtëpi ndaj Levantes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit spanjoll.

Pavarësisht suksesit në fushë, atmosfera në stadium ishte e tensionuar, pasi tifozët shprehën hapur pakënaqësinë e tyre ndaj skuadrës dhe drejtimit të klubit, duke i shoqëruar lojtarët me fërshëllima të vazhdueshme. Humbja në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, si dhe eliminimi nga Kupa e Mbretit, kanë ndikuar ndjeshëm në reagimin e tifozëve, të cilët shpërthyen në protesta gjatë zhvillimit të takimit. Pothuajse të gjithë lojtarët e Real Madridit u fërshëllyen, me përjashtim të Kylian Mbappé.

Në mënyrë të veçantë, në shënjestër të kritikave u vunë Jude Bellingham dhe Vinícius Júnior. Pakënaqësia nuk u kufizua vetëm te lojtarët, pasi një pjesë e konsiderueshme e tifozëve kërkoi edhe dorëheqjen e presidentit të klubit, Florentino Pérez. Thirrjet “Florentino, jep dorëheqje” u dëgjuan qartë në stadium dhe u mbështetën nga shumë tifozë.

Pas përfundimit të pjesës së parë, teksa skuadrat po drejtoheshin drejt tunelit, thirrjet kundër presidentit të Real Madridit u përsëritën, kësaj here me intensitet dukshëm më të madh se më herët gjatë ndeshjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB