Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Presidenti i Fiorentinës ndërroi jetë ditën e sotme. Rocco Commisso mbylli sytë përgjithmonë në moshën 76-vjeçare, duke lënë shumë dhimbje pas.
Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe Armand Duka. Kreu i FSHF-së ka shpehur ngushëllimet e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se ka gjurmë në futboll dhe do të kujtohet gjatë.
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Rocco Commisso, një figure të respektuar dhe një kontribuesi të jashtëzakonshëm në futbollin europian.
Integriteti, vizioni dhe energjia e tij në drejtimin e Fiorentinës lanë gjurmë të qarta dhe do të kujtohen gjatë.
I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së tij dhe gjithë komunitetit të Fiorentinës”, ka shkruar Duka.

Top Channel