Dhimbja e Valentino Rossit: Graziano? Është sikur nuk kam më një baba, paratë nuk kanë të bëjnë…
Shpërthen lufta në familjen Rossi. Pas lajmit për denoncimin e Valentino Rossit ndaj partneres së babait të tij, ka ardhur edhe reagimi i vetë Graziano Rossit që u hodh në kundërsulm
‘Valentino dhe bashkëpunëtorët e tij me thirrën që të nënshkruaja një dokument duke më thënë se ishte diçka që bëjnë të gjithë dhe se nuk do të kishte asnjë pasojë-tregon Graziano Rossi në një intervistë për Quotidiano Nazionale-vija nga 4 shtrime në spital dhe 2 operacioneve dhe duke besuar te djali im firmosa pa ditur se cilat do të ishin pasojat. Askush nga familja ime nuk ka qenë mbështetje për mua. I vetmi person që u kujdes për mua ka qenë gjithnjë partnerja ime Ambra. Pas heqjes së të drejtës për të qenë menaxheri i mbështetjes dhe pasi i thashë se do të marthesha me partneren time, Valentino bëri menjëherë një denoncim kundër saj për përfitime nga paaftësia. Për mendimin tim, denoncimi është maturuar nga fakti që familja ime, që gjithnjë ka munguar për mua, e pa veten të kufizuar në çështjen e trashëgimisë’.
Më pas, Graziano i zgjati dorën Valentinos në atë që tashmë përkufizohet si ‘Lufta e Rossëve’. ‘Nuk shihemi shpesh, por shpresoj që ai të bëjë një hap drejt meje për të zbutur këtë distancë-shtoi babai i Valentinos që foli edhe për martesën me partneren e tij-Nuk kemi caktuar asnjë datë, por do të jetë përpara verës. Do t’i ftoj të gjithë dhe shpresoj që të vijnë për të festuar’
Ndërkohë ka reaguar edhe vetë partnerja e Graziano Rossit, Ambra që pohoi se u ndje e fyer dhe e poshtëruar.
‘Nga familja e Grazianos u ndjeva e poshtëruar dhe e fyer, kam pësuar episode të rënda, e megjithatë jam partnerja e babait të Valentinos prej rreth 20 vitesh-tha Ambra-për fatin e tyre të keq, unë jam një grua e vërtetë, e shëndetshme dhe transparente.Përse i kërkova Grazianos 200 mijë euro? Në 2022 vendosëm të martoheshim, me transferimin në shtëpinë time që është shumë e bukur, gjendet në zonën e Villa Betti. Paguaja ende kredine dhe nuk doja ta lija bosh. Graziano më tha se donte të qëndronte në shtëpinë e tij në Tavullia ku ka të gjitha makinat e tij, por që kishte ndërmend të më ndihmonte me pagesën e këstit të kredisë prej 100 mijë euro. kështu që bëri dy derdhje prej 50 mijë eurosh secila si një hua. 100 mijë eurot e tjerë m’i dha Valentino. Janë para që shërbyen për të menaxhuar shpenzimet e shtëpisë dhe të gjithçkaje që ka të bëjë me partnerin tim’.
Top Channel