Manchester United befason këdo me fitoren e derbit përballë Manchester Cityt me Shifrat 2-0 në “Old Traford”.

Në momentin më të vështirë të tyre të mbytur nga presioni dhe kritikat, Carrick dhe “djajt” e tij arrijnë të përmbysin situatën që në debutim, me një fitore kaq të madhe që vlen edhe më tepër për moralin e ekipit.

Pas një pjese të parë 0-0 por me një dominim të United, në të dytën është Mbeumo ai që zhbllokon takimin duke i dhënë moral dhe shpresë skuadrës dhe tifozëve të tij se mund t’ja dilnin.

Rreth 20 minuta më pas Drogu dyfishon shifrat në 2-0 për të vulosur suksesin e Manchester United që fiton një derbi për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2024. Ndërkohë që në fund, Mount thjesht rrotullon thikën mbi plagën e skuadrës së Guardiolës me golin e tretë që ishte qershia mbi torte e këtij suksesi.

Një sukses që në table përkthehet përkohësisht me vendin e katërt pasi ngjiten në kuotën e 35 pikëve aq sa edhe Liverpool i cili ka një ndeshje më pak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB