Nisin hetimt për tifozin që goditi me banane Vinicius Jr. në ndeshjen ndaj Albacete
Pio Esposito po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist me Interin në këtë sezon teksa ka shënuar shpesh gola me shumë peshë, i fundit ai i fitores ndaj Lecces dhe viti 2026 pritet të jetë ai i konfirmimit përfundimtar i 20 vjeçarit teksa është sfida për të fituar kampionatin dhe kualifikimi në Botërorin e këtij viti.
Sigurisht paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re, sidomos në Premier League angleze ku mesa duket ka klube që kanë shfaqur interesin në drejtim të sulmuesit të talentuar italian. Pikërisht edhe për këtë arsye, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio nuk kanë dashur të gjenden të papërgatitur për lëvizjet që mund të vijnë nga Anglia dhe vendosën të nisin bisedimet me përfaësuesit e futbollistit për rinovimin e kontratës.
Për takimin e parë duhet pritur pranvera, por idetë janë të qarta. Futbollistit do t’i ofrohet rinovimi i kontratës deri në vitin 2031 e shoqëruar me një rritje të pagës në 2.5 milionë euro plus bonuse nga 1.1 milionë euro që ai përfiton me kontratën aktuale, por kjo pagë mund të rritet deri në 3 milionë euro nëse rendimenti i Espositos do të përmirësohet gjithnjë e më shumë.
Top Channel