Formula 1/Ndryshime te Ferrari, Riccardo Adami nuk është më inxhinieri i pistës i Lewis Hamilton
Nga ‘Lufta e Rose-ve’ te ‘Lufta e Rossë-ve’. Përplasja mes Valentino Rossit dhe babait të tij, Graziano përfundon në gjyq. Gjithçka nis në 2024, kur 9 herë kampioni i botës në MotoGP fitoi të drejtën për të qenë menaxher mbështetje i babait te tij, aktualisht 71 vjeç të cilin e konsideron të brishtë psikologjikisht.
Pas një viti, Graziano i kërkon të birit ta lërë të lirë nga kontrolli ligjor, por Valentino nuk do t’ia dijë; në 4 mars të 2025 nisi padinë civile dhe gjykatësi i Pesaros i dha të drejtë Graziano Rossit duke e konsideruar plotësisht të vetëdijshëm për të kuptuar dhe për të dëshiruar.
Në këtë pikë, Valentino nuk apelon vendimin e gjykatësin, por vendos të denoncojë penalisht partneren aktuale të babait të tij duke e akuzuar për përfitim nga paaftësia. Sipas Valentino Rossit, ajo ka tërhequr nga llogaria bankare e të atit 176 mijë euro, së cilës i shtohen edhe 34 mijë euro të tjerë të marra në harkun e 12 viteve lidhje dhe Valentino mësohet se e ka zbuluar këtë gjatë kohës që ishte menaxheri mbështetës i të atit
Zv/prokurorja Irene Lilliu vendosi që Graziano Rossi t’i nënshtrohet një sërë testesh psikologjike që konfirmuan se ai nuk ka nevojë për një menaxher të mbështetjes dhe kështu që nuk mund të mashtrohet. Tani, ndërsa Guardia Di Finanza po heton për çdo tërheqje nga llogaritë e Graziano Rossi, prokuroria do të duhet të vendosë nëse do të kërkojë arkivim të padisë kundër partneres së babait të Valentinos apo ta çojë në gjykim.
Top Channel