Harry Maguire mund të transferohet në Serie A që në merkaton e këtij muaji. Mbrojtësi anglez nuk po gjen hapësira te Manchester United, me të cilin këtë sezon ka zhvilluar 10 ndeshje në të gjitha kompeticione(nuk luan që nga nëntori) kjo edhe për shkak të dëmtimeve dhe tani po mendon të përafrojë largimin e tij nga Djajtë e Kuq, që është e sigurt që do të ndodhë në fund të sezonit kur i skadon edhe kontrata.

Maguire në Serie A, po ku? Milani dhe Roma që janë në kërkim të një qendërmbrojtësi me eksperiencë, mund t’iu duket interesante ideja për ta marrë në ditët e fundit të merkatos, por deri tani nuk ka pasur kontakte konkrete. Me vëmendje duhet parë edhe Napoli me klubin që po largon Marianuccin, ndërkohë që ka edhe raporte shumë të mira me Manchester United pas operacioneve për McTominay dhe Hojlund. Opsioni Inter është më pak e mundur të paktën për merkaton e janarit; zikaltrit janë të përqendruar në blerjen e një sulmuesi të djathtë dhe do të merrnin në konsideratë opsionin Maguire vetëm në verë kur do të duhet të plotësojnë vendet bosh që do të lihen  nga Acerbi dhe De Vrij. Maguire i është ofruar edhe Fiorentinës, e cila ka një vëmendje të vecantë për merkaton angleze tani që Paratici është në bordin drejtues të klubit violë, por kostoja është shumë e lartë për financat e Fiorentinës.

Historia e Maguire, mes gabimeve dhe kritikave.  Historia e Harry Maguire me Manchester United nis në 2019 me transferimin rekord prej 87 milionë eurosh nga Leicester. Nga një goditje e madhe e merkatos ai shpejt i shndërrua në një kurban i një skuadre të mbërthyer nga një krizë shumëvjeçare. Gabimet në mbrojtje, ndonjëherë edhe qesharake, gafat dhe incidentet groteske sic janë përplasjet e pavullnetshme me shokët e skuadrës, e transformuan në imazhin e disfatave të Djajve të Kuq dhe protagonist te memeve të shumta.

Paraqitjet dhe fërshëllimat e tifozëve e detyruan Ten Hag t’i heqë shiritin e kapitenit dhe situata e tij nuk u përmirësua as me Amorim dhe duket se edhe Carrick e ka të vështirë me të, kështu që për Maguire që në mars do të festojë 33 vjetorin e lindjes, një kampionat tjetër duket një zgjidhje për të ringjallur karrierën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB