Kuqezinjtë luajnë jashtë fushe për ndeshjen me Como-n, takim i prapambetur ky për javën e 16-të të Serisë A të këtij sezoni, për shkak të Supekupës së Italisë të zhvilluar në Riad.

Ndeshja do të luhet sonte në mbrëmje, në orën 20:45 në stadiumin Giuseppe Sinigaglia. Milani i udhëhequr nga Allegri, do të përballen me ekipin e trajnuar nga Cesc Fàbregas. Të dyja ekipet do të kërkojnë të sigurojnë pikë të vlefshme për të përmirësuar pozicionin e tyre në renditje. Ne po përgatitemi për të filluar me Parapamjen tonë të Ndeshjes .

Një histori mjaft interesante të vjen ndërmend në përballjen mes dy trajnerëve, sigurisht një trajner shumë i ri Fabregas i cili po bën shumë mirë deri më tani me skuadrën e Como-s. Një vit më parë Masimiliano Allegri, sin jë trajner shumë i suksesshëm dhe me trofe e karrierë të gjatë, ishte i ftuar në një nga leksionet e trajnerëve të rinj që përfitonin licencën UEFA Pro, kategoria më e lartë për të rinjtë që mund të drejtojnë ekipet e nivelit maksimal, klube apo përfaqësuesese.

Mes studentëve të vitit të shkuar ishte pikërisht edhe Cesc Fabregas, i cili ndiqte me vëmendje këshillat e Allegrit se si të drejtohet një ekip dhe menaxhohet një ndeshje, sot në mbërmje do të shohim nëse, ai si student mjaft i mirë me sa duket edhe nga praktika, do të ketë mundësi të befasojë “profesorin” e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB