Pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, Reali i Madridit përjetoi një mbrëmje akoma më të tmerrshme teksa e pa veten të eliminohej në 1/8 e finaleve të Kupës së Mbretit nga Albacete që militon në Divizionin e Dytë të futbollit spanjoll e madje është në luftë për të qëndruar në këtë kategori.

Kapiteni i Los Blancos, Dani Carvajal nuk u fsheh aspak dhe beri mea culpa pas kësaj disfate poshtëruese të skuadrës merenges, jo aq për rezultatin, sesa për mënyrën si erdhi kjo humbje.

‘Kemi prekur fundin-tha Dani Carvajal pa bërë shumë lojëra fjalësh-duhet të shfaqemi edhe kur humbasin dhe kjo është ajo që na takon tani. Ne lojtarët jemi përgjegjësit kryesorë. Nuk mund të them dot gjë tjetër. Çfarë na mungoi? Po ta dinim nuk do të humbisnim. Nuk duhet të jesh shumë inteligjent për ta ditur këtë. Kemi prekur fundin, na eliminoi një skuadrë e Divizionit të Dytë. Urime atyre. Na takon të bëjmë autokritikë menjëherë. Jemi në lojë edhe për 2 kompeticione të tjera dhe do të luftojmë deri në fund për to’

Dani Carvajal më pas shtoi se skuadrës së Realit të Madridit do t’i duhet të bëjë shumë punë gjatë pjesës së mbetur të sezonit.

‘Mesazhi… i një skuadre që nuk është në momentin më të mirë, logjikisht; duhet të punojmë shumë dhe të japim akoma më shumë-vijoi Carvajal-është realiteti. Dhe mesazhi është ky: Të luftojmë për gjithçka, i kërkojmë ndjesë tifozerisë. Nuk jemi, unë në radhë të parë, në lartësinë e pritshmërive të këtij klubi dhe do të japim jetën në muajt e ardhshëm që kjo situatë të ndryshojë rrënjësisht’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB