Milan dhe ‘çështja penallti’; Leao gati ta ekzekutojë, por Allegri zgjedh Nkunku 15/01 22:29
Milani ka arritur të triumfojë me përmbysje 1-3 përballë Comos në sfidën e prapambetur të javës së 16-të të Serie A.
Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Fabregas, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 10’ me Kempf, ndërsa barazimi erdhi në fundin e pjesës së parë, kur Nkunku nuk gaboi nga pika e bardhë.
Në minutën e 55’ ishte Rabiot që përmbysi sfidën dhe në të 88’, francezi i vuri vulën takimit.
Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e dytë, tre më pak se Interi kryesues.
REZULTATI:
Kempf 10’ / Nkunku (P) 45’, Rabiot 55’, 88’
Top Channel