Nata e tmerrshme e Jose Mourinho; Porto eliminon Benfica, pritje armiqësore në ‘O Dragao’
Me fitoren e Lecces në mbrëmjen e së mërkurës Interi fitoi titullin e Kampionit të Dimrit për sezonin 2025/26. Por të jesh në krye të klasifikimit në përfundim të fazës së parë nuk është thjesht një titull nderi, por të paktën në nivel statistikash, të qenit kampion i dimrit është një lloj hipotekimi atij kampion në fund të sezonit.
Historia e viteve të fundit e Serie A që nga momenti kur është bërë me 20 skuadra(nga 2004/2005 deri më sot) flet qartë. Duke përjashtuar sezonet e Calciopoli, në plot 15 raste nga 19, skuadra që është shpallur kampione e dimrit në fund ka festuar titullin e Serie A në muajin maj
Në 3 vitet e fundit me dy sukseset e Napolit dhe atij të Interit, u kthye tendenca që në sezonet 2020/21 dhe 2021/22 dukej se kishte ndryshuar. Nëse e zgjerojmë historinë e kampionatit italian, në 63 raste nga 93 në total, skuadra që është shpallur kampione e dimrit, ka fituar edhe titullin në fund të sezonit.
Duket se duke parë të paktën 21 sezonet e kaluara, ka shumë pak shpresa për Juventus e Romën; vetëm në 2002/2003, bardhezinjtë e drejtuar nga Marcello Lippi, që e kishte mbyllur fazën e parë në vendin e dytë, arriti të ngrejë trofeun e kampionit
Top Channel