Manchester United, për pankinën ‘hyn në skenë’ edhe De Zerbi
Reali i Madridit duket se është vënë që tani në kërkim të një trajneri të ri. Debutimi i Alvaro Arbeloa në pankinën e skuadrës merenges ishte katastrofik duke qenë se Los Blancos u eliminuan nga Albacete një skuadër që po lufton për mbijetesë në Divizionin e Dytë në futbollin spanjoll.
Kjo bëri që drejtuesit e Realit të Madridit të vënë menjëherë në diskutim trajnerin 43 vjeçar që u kërkua të zëvendësojë Xabi Alonson të shkarkuar pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës.
Sipas medias në Spanjë, Reali i Madridit ka nisur tashmë kërkimet për trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. ‘është një farsë, është qesharake, jemi bërë gazi i botës’-shkruajnë mediat në vendin iberik, që ashtu sikurse edhe ‘Mundo Deportivo’ flasin për një Real Madrid që është shndërruar në një fuçi baruti.
Me fjalë të tjera, lamtumira e Xabi Alonsos nuk pati efektin e pritur. Edhe pse Arbeloa nuk pati kohën e mjaftueshme për të hyrë në sintoni me taktikat e lojës së skuadrës, zgjedhjet e bëra prej tij në ndeshjen kundër Albacete ngritën shumë dyshime. Janë të shumtë ata që mendojnë se ky eksperiment nuk do të zgjasë dhe se Arbeloa u zgjodh vetëm për këto muaj të mbetur të sezonit pasi sezonin e ardhshëm, Reali i Madridit do të ketë një tjetër trajner. ‘Jeta vazhdon njësoj, në mos më keq’-shkruante AS në artikullin kryesor të saj, ndërsa te ‘Marca’ lexohej: ‘Dështim total’
Top Channel