Protestuesit drejt selisë “Rozë”, krijohet kordon policie, pozicionohet edhe makina ujëhedhëse te PS
Një sherr mes dy personave ka ndodhur në fshatin Gomsiqe, Velipojë.
Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë sherrit ka mbetur i lënduar 42-vjeçari, kurse personi tjetër, 47-vjeç ka rënë në prangat e policisë.
Ndërkohë policia i ka gjetur këtij të fundit një pistoletë të cilën e kishte pa leje
“Velipojë/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.
U konfliktua fizikisht për motive të dobëta, me një 42-vjeçar, në fshatin Gomsiqe, dhe posedonte një armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari. Sekuestrohet pistoleta.
Nga konflikti fizik u dëmtua 42-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Gomsiqe, dy shtetas ishin konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë ishte dëmtuar njëri prej tyre, organizuan punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap dhe u arrestua shtetasi N. S., 47 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi N. S. është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me shtetasin F. K., në fshatin Gomsiqe. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F. K., i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vijim të veprirmeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë që ai e posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
Top Channel