Kupa e Afrikës/ Senegal ‘fluturon’ në finale, eliminoi Egjiptin
Vllaznia i bën një start të shkëlqyer vitit të ri. Skuadra shkodrane iu imponua Egnatias në ndeshjen e javës së 19 teksa e mundi me rezultatin 1-0.
Në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës u pa një ndeshje e rivalizuar nga të dyja skuadrat, por ai që rezultoi vendimtar ishte Sherif Kallaku i cili pa u mbushur gjysmëora e parë e lojës me një gjuajtje të bukur shënoi në portën e Egnatias për t’i dhënë avantazhin Vllaznisë.
Në fillimin e pjesës së dytë, kampionët e vendit barazuan me Buric, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Albanese. në sekondat e fundit, Egnatia pati një shans të artë për të barazuar me Fernando, por portieri i Vllaznisë nuk lejoi që porta e tij të prekej duke e dërguar topin në goditje këndi, por në fund ndeshja përfundoi 1-0 për Vllazninë që ngjitet në kuotën e 33 pikëve, ndërsa Egnatia mbetet në krye të klasifikimit me 37 pikë të grumbulluara.
Top Channel