Teksa pritet starti i Australian Open, turneu i parë Grand Slam i vitit në tenis, në Melbourne po zhvillohet ‘One Point Slam’ një turne ekzibicioni, fituesi i të cilit në fund fiton 1 milion dollarë.

Emrat e mëdhenj padyshim nuk munguan në këtë kompeticion të vecante dhe padyshim që mes tyre ishin edhe dy numrat e parë të botës, Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner.

Dhe surprizat nuk munguan në ‘One Point Slam’ pasi si Sinner ashtu dhe Alcaraz u eliminuan. Tenisti italian u mund në 1/8 e finaleve nga Jordan Smith, një tenist diletant. Kampioni i Australian Open gaboi shërbimin vendimtar duke i dhënë pikën kundërshtarit të tij dhe si pasojë u eliminua. Të njëjtin fat pati edhe Carlos Alcaraz që u mund nga Maria Sakkari

Turneu-Në këtë turne ekzibicioni që zhvillohet në sipërfaqe çimentoje ku emrat e mëdhenj të tenisit përballen me ata amatorialë për të fituar në fund shpërblimin prej 1 milionë dollarë australiane. Në lojë është vetëm 1 pikë, kush e fiton kalon në raundin tjetër, kush humbet kthehet në shtëpi. Tenistët jo profesionistë kanë në dispozicion 2 shërbime, kurse emrat e mëdhenj vetëm 1. Tenisti më i mirë diletant do të fitojë edhe një makinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB