Rivaliteti Senegal-Egjipt, një sfidë afrikane plot manipulime, dyshime dhe ndodhi deri në ngjarje surreale
Tenistja meksikane ndau në rrjetet sociale djegien e rëndë shpinës së saj, nga dielli që e ndoqi gjatë përgatitjeve të saj në Melbourne.
Përgatitja për Australian Open zakonisht përfshin stërvitje të vështirë, përshtatje me sipërfaqet dhe përballimin e temperaturave të larta. Megjithatë, për Renata Zarazua, kontakti i parë me verën e Melburnit rezultoi veçanërisht i dhimbshëm.
Tenistja 28-vjeçare meksikane, e renditur në vendin e 70-të në botë, donte t’i paralajmëronte kolegët dhe tifozët e saj për forcën e rrezeve të diellit në Australi. Ajo postoi një foto ku tregonte një djegie të rëndë nga dielli në shpinë, duke shkruar: “Dielli australian nuk është shaka”.
Incidenti është një kujtesë për kushtet ekstreme që mbizotërojnë shpesh në Grand Slam-in e parë të vitit, ku atletëve u kërkohet të menaxhojnë jo vetëm kundërshtarët e tyre, por edhe klimën.
Top Channel