Dita kur gjithçka u thye te Real Madridi, shpërthimi i Xabi Alonsos pas El Clasicos: Nuk e dija që po vija të stërvisja në një çerdhe

14/01/2026 12:15

Shkarkimi i Xabi Alonsos nga stoli i Real Madridit në janar ishte vetëm akti final i një krize që kishte nisur shumë më herët. Sipas burimeve pranë klubit, trajneri bask kishte filluar praktikisht largimin e tij që në fillim të nëntorit, kur marrëdhëniet me skuadrën u përkeqësuan ndjeshëm pas dyerve të mbyllura në Valdebebas.

Pika e kthesës erdhi pas El Clasicos, kur Alonso shpërtheu gjatë një seance stërvitore, duke sulmuar ashpër lojtarët e tij. “Nuk e dija që po vija për të stërvitur një çerdhe!”, raportohet të ketë bërtitur trajneri, një deklaratë që tronditi ambientin dhe thelloi përçarjen mes stafit dhe ekipit.

Që nga ajo ditë, klima në qendrën stërvitore të Realit u bë gjithnjë e më e rëndë. Sjellja e trajnerit dhe mungesa e komunikimit me disa prej liderëve të skuadrës krijuan tensione të vazhdueshme, duke e bërë bashkëjetesën gjithnjë e më të pamundur.

Edhe pse klubi u përpoq ta mbante situatën nën kontroll, jeta e përditshme në Valdebebas tregonte se ndarja ishte vetëm çështje kohe. Vendimi për shkarkimin e Alonsos në janar erdhi si pasojë e një procesi të gjatë krize, i cili kishte nisur muaj më parë dhe që kulmoi me atë shpërthim famëkeq pas El Clasicos.

Në fund, ajo që duhej të ishte një projekt afatgjatë përfundoi duke u shkatërruar nga brenda, duke lënë pas një Real Madrid të përçarë dhe një trajner që humbi besimin e dhomës së zhveshjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB