Është finalizuar reforma ligjore në fushën e inspektimeve, që prek drejtpërdrejt raportin mes shtetit, biznesit dhe ligjit.

Lajmin e ka bërë me dije kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale, paralajmëron se paligjshmëria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit te ndershëm, do të marrë fund

“Bac u kry! Sot jam thellësisht i lumtur, për finalizimin e reformës ligjore ne fushën e inspektimeve. Rezultatet e kësaj reforme janë 5 masat e para administrative, te shfuqizuara ne komisionin e shqyrtimit te ankesave, bazuar në ligj, objektivitet e transparence, me përfaqësues ne komision nga Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Qendror që ka vendosur gjobën, Ministria e linjës, si dhe përfaqësues nga shoqatat e biznesit.

Tani e tutje kujdes, sepse paligjshmëria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit të ndershëm, do të marrë fund! Falënderim e mirënjohje për të gjithë stafin e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe institucionet e tjera të përfshira në këtë reformë të lodhshme, e të vështirë, por vizionare sipas standardeve me te mira të inspektimeve në BE”-shkruan Hajdari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB