Milan, Fullkrug bën surprizën, stërvitet dhe mund te grumbullohet për ndeshjen me Como
Raportimet e fundit nga Italia për të ardhmen e mesfushorit Kristjan Asllani janë premtuese.
Sipas gazetarit sportiv Gianluca Di Marzio, trajneri i Genoa-s Daniele De Rossi, po këmbëngul për të marrë në ekip mesfushorin e Kombëtares. Nuk jepen detajet, nëse kemi të bëjmë me blerjen përfundimtare të shqiptarit, apo do huazohet deri ne verë. Aktualisht, kartoni i Asllanit i përket Interit, ndërsa ende bën pjesë te Torino, i huazuar, por që nuk është më në planet e trajnerit të “Demave” Marco Baroni.
Vijohet më tej se Interi është i gatshtëm ta pranojë këtë lëvizje. Pas 20 javësh në Serie A, Genoa mban vendin e 15-të me 19 pikë, ndërsa rrezikon rënien nga elita e futbollit italianë. Për informacion, Genoa e ka fituar kampionatin plotë 9 herë.
Top Channel