Gjashtë të vdekur dhe 91 të plagosur nga sulmet ruse me dronë në një qendër tregtare në Ukrainë, mes tyre edhe fëmijë Ushtria amerikane raportohet se ka kryer sulme kundër ISIS-it në Siri këtë të shtunë, sipas mediave ndërkombëtare.
Lajmi raportohet nga Al Arabiya, por ka dhënë detaje.
“Ushtria amerikane ka goditur objektiva të ISIS-it në Siri, i tha një zyrtar amerikan Al Arabiya English”, raportoi media.
Më parë, i dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Tom Barrack tha se përleshjet e fundit midis forcave kurde dhe qeveritare në Alepo ishin “thellësisht shqetësuese” dhe rrezikonin marrëveshjen e integrimit të marsit 2025 midis Forcave Demokratike Siriane dhe qeverisë së Damaskut.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të ndërpresin menjëherë armiqësitë dhe të kthehen në dialog“, tha Barrack pas takimit me pesidentin sirian Ahmed al-Sharaa dhe mnistrin e Jashtëm Assad al-Shaibani.
The US military has struck ISIS targets in Syria, a #US official tells Al Arabiya English. pic.twitter.com/qEuEINdpdv
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) January 10, 2026
Top Channel