Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol Në ditën e katërt nga moti i keq, janë 1587 banesa dhe 13211 hektarë tokë të përmbytura.
Bilanci u shpall në mbledhjen e këshillit të Emergjencave Civile të cilin e drejtori kryeministri Rama. Për situatën e krijuar janë vënë në dispozicion 50 milionë euro, dhe sipas kreut të ekzekutivit, do dëmshpërblehen banorët e prekur.
Ndërkohë sot është shfaqur që përmirësim i situatës në disa zona, ku ka nisur tërheqja e ujit.
Në Durrës vijon të mbetet problematike, edhe pse në disa zona ka shenja të përmirësimit. Në Durrësin e Ri (ish-Kënetë), strukturat e emergjencave dhe grupet e shërbimit ndodhen në terren, ku po punohet për normalizimin e plotë të situatës. Paralelisht, vijojnë verifikimet dhe vlerësimet në banesat e përmbytura, ku deri më tani janë konstatuar 2 380 banesa të prekura nga uji. Në qytetin e Durrësit, situata është ende e ndjeshme. Aktualisht janë 356 persona të evakuuar, prej të cilëve 123 janë akomoduar në hotele, ndërsa 304 të tjerë janë strehuar në dy konvaleshencat e ministrive të Brendshme dhe të Mbrojtjes.
Në Sukth, situata paraqitet disi më e lehtësuar. Në zonën e Vadardhës, uji ka nisur të tërhiqet, megjithatë autoritetet mbeten në gatishmëri për shkak të pasojave të shumta të përmbytjeve. Në këtë zonë janë evakuuar 322 persona, nga të cilët 76 janë strehuar në hotele, ndërsa 246 pranë familjarëve.
Prurjet e lumit Vjosa kanë shënuar rënie gjatë natës. Aktualisht, prurjet e ujit janë ulur dhe niveli i ujit te Ura e Mifolit është 8.4 metra, duke bërë që uji të tërhiqet gradualisht nga zonat e përmbytura. Megjithatë, situata mbetet problematike në zonën e Bishanit, ku nënkalimi vijon të jetë i mbuluar nga rreth 2 metra ujë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.
Situata hidrometeorologjike në qarkun e Fierit paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa autoritetet raportojnë për ulje të niveleve të lumenjve dhe funksionim normal të infrastrukturës kryesore.
Situata në qarkun e Korçës vijon të jetë problematike në disa zona, si pasojë e reshjeve të shiut, borës dhe temperaturave të ulëta.
Problematika janë evidentuar në disa zona të bashkisë Gramsh, ku si pasojë e motit të keq dhe temperaturave të ulëta është raportuar ndërprerje e energjisë elektrike dhe bllokim të fshatrave për shkak të dëborës.
Banorët e fshatit Miliska të Njësisë Administrative Thumanë, prej 4 ditësh janë nën pushtetin e ujit. Çarja e argjinaturës së lumit Drojë kë sjellë prurjet e mëdha duke përmbytur qindra ha tokë bujqësore dhe banesa.
Një pjesë mali është shkëputur në fshatin Matogjin-Bashaj të Bashkisë së Selenicës. Mali bie bashkë me rrugën dhe mbeten të izoluar dhjetëra familje të fshatit Bashaj. Siç raporton korrespondentin i Top Channel, Mikel Marsi, banorët bëjnë apel për ndihmë. Mali në këtë zonë është shkëputur në dy vende brenda 2 orësh mesditën e sotme.
Një pjesë mali është shkëputur në fshatin Matogjin-Bashaj të Bashkisë së Selenicës. Mali bie bashkë me rrugën dhe mbeten të izoluar dhjetëra familje të fshatit Bashaj. Siç raporton korrespondentin i Top Channel, Mikel Marsi, banorët bëjnë apel për ndihmë. Mali në këtë zonë është shkëputur në dy vende brenda 2 orësh mesditën e sotme.
Sinoptikani Hakil Osmani, nga Metoalb, në një lidhje të drejtpërdrejtë për ‘Shqipëria Live’ bëri një parashikim të motit për ditët në vijim. Ai paralajmëroi se temperaturat do të zbresin në disa gradë minus, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut, dëborës dhe erë me shpejtësi deri në 80 km/h.
14:49 Moti i keq, bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Sipas parashikimit të motit, Durrësi pritet të përballet me erëra të forta në orët në vijim. Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal. “Sipas parashikimeve meteorologjike, qyteti ynë pritet të përballet me erëra të forta.
14:33 Video/ Përmbytjet nuk kursejnë as varrezat e fshatit Jubë të Durrësit, uji mbulon territorin
Përmbytjet e fundit nuk kanë kursyer as varrezat e fshatit Jubë në Durrës. Uji ka mbuluar të gjithë territorin, ndërsa banorët, që po vuajnë edhe vetë pasojat e përmbytjeve, nuk kanë mundur të kujdesen për banesat e fundit të të afërmve.
Prefektja e Vlorës, Evis Allushi, ka inspektuar zonat e përmbytura në fshatin Bishan, njësia Administrative Novoselë, Vlorë. Prefektja ka theksuar se aktualisht ka patur një ulje të ndjeshme të nivelit të lumit Vjosë krahasuar me një ditë më parë. Situata mbetet nën monitorim në fshatin Bishan, aty ku ka prani të ujit në banesa, por fatmirësisht pa dëme. Strukturat janë në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve, ndërsa janë evakuuar 13 familje nga e gjithë zona.
Përmbytja në disa zona të Durrësit ka lënë pas dëme të mëdha materiale, ndërsa banorët kanë kaluar natën në kushte të vështira. Një qytetar tregon se ushtria ka ardhur në zonë, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ndihmë sipas tij.
13:42 Përmbytjet në vend, Ministria e Mbrojtjes raporton situatën: Ja zonat që rrezikojnë
Reshjet intensive të shiut dhe dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta, kanë krijuar problematika të shumta në disa qarqe të vendit, duke ndikuar në qarkullimin rrugor, furnizimin me energji elektrike dhe sigurinë e banorëve, kryesisht në zonat malore dhe pranë lumenjve.
13:04 Anija me flamur të Tanzanisë mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales në Lezhë
Vijon të mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales, në Lezhë, anija me flamur të Tanzanisë, si pasojë e dallgëve të forta që përfshinë Detin Adriatik një ditë më parë. Anija M/V “BESART”, me 6 persona në bord, ka qenë e ndaluar fillimisht në zonën e Kepit të Rodonit. Për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit dhe mosmbajtjes së spirancës, ajo ka devijuar drejt bregdetit të Lezhës, duke u zhvendosur fillimisht në drejtim të Kunës dhe më pas në afërsi të Tale 2, ku edhe përfundoi shumë pranë vijës bregdetare, duke mbetur e bllokuar.
Prurjet e larta në lumin Erzen vazhdojnë të krijojnë probleme në zonat Juba/Katund i Ri dhe Rrushkull/Sukth, ku lumi ka dalje të ujit. Hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallajt po funksionojnë me kapacitet të plotë. Rreth 2,500 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në Sukth dhe Katund i Ri.
Kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin e Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Kreu i ekzekutivit tha se kjo situatë nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin e më gjerë. ‘Shiu nuk ndalet me shpifje’- tha Rama duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, ‘por duke qëndruar pranë qytetarëve’ .
12:06 Situata problematike në Kurbin, rritet niveli i ujit në fshatin Adriatik
Situata e përmbytjeve në Qarkun e Lezhës vijon të mbetet problematike. Më e prekur është zona e Kurbinit, ku fshati Adriatik ka regjistruar sërish rritje të nivelit të ujit gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, në zonat Fushë Kuqe dhe Patok situata është më e qetë, pasi uji është tërhequr dhe bizneset kanë nisur pastrimin e ambienteve.
12:04 Akulli “mbërthen” Dibrën/ Disa zona pa energji elektrike, bllokohet qarkullimi i automjeteve
Si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës, disa rrugë dhe zona të Qarkut Dibër po përballen me probleme të qarkullimit dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Më të prekura janë disa fshatra në njësitë administrative Lurë, Bulqizë dhe Klos, ku rrëshqitjet e dheut dhe akulli kanë vështirësuar qarkullimin dhe kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin elektrik.
Niveli i ujit në Novoselë ka shkuar në 1 metër deri në 1 metër e gjysmë, duke lënë shumë banesa nën ujë. Kjo ka bërë ndërhyrjen e Forcave të Armatosura, të cilat i erdhën në ndihmë qytetarëve të izoluar, që të largoheshin nga banesat me gomone.
11:50 Përmbytjet, Berisha thirrje qytetarëve: Kudo që shihni ministra, i gjuani me vezë dhe domate
Teksa kërkoi edhe njëherë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria pas situatës së përmbytjeve në vend, Sali Berisha u bëri një thirrje qytetarëve. “Kudo që shihni ministra, i gjuani me vezë ose domate, ata janë shkaktarët e fatkeqësive tuaja”-u shpreh Berisha në tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile
Edhe pse niveli i ujit ka shkuar në 1 metër, banorët e zonës së Ferrasit në Fier nuk pranojnë të largohen nga shtëpitë e tyre. Një i moshuar shprehet se situata është katastrofike dhe se për dy netë ka fjetur në makinë, pasi shtëpia është e pabanueshme nga përmbytjet.
11:29 Përmbytjet në Fier/ 15 autobotë në terren për rikthimin e ujit të pijshëm
Prej ditës së djeshme, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Fier (UKRF) ka vënë në dispozicion të qytetarëve të Bashkisë Fier 15 autobotë, të shpërndara në 4 rajonet e qytetit, për të ardhur në ndihmë të banorëve për furnizimin me ujë të pijshëm.
11:27 Ferrasi nën ujë, 75 banesa të përmbytura/ Banorët nuk braktisin shtëpitë, kërkojnë dëmshpërblim
75 banesa brenda dhe jashtë argjinaturës janë nën pushtetin e ujit në fshatin Ferras. Mes ujit e baltës ata rrëfejnë momentet e vërshimit të ujit, situatë që i ka gjetur tërësisht të papërgatitur. As masat e marra në momentin e fundit nuk mundën tu vinin në ndihmë banorëve pasi ujërat kanë vërshuar nga të gjitha anët.
Fshati Bishan ndodhet nën ujë pas reshjeve të fundit, ku gjatë natës uji ka depërtuar në banesa deri në 1 metër thellësi. Rruga kryesore që lidh fshatin me zonat përreth është e bllokuar, duke izoluar katër fshatra. Ata shprehen se uji në banesat e tyre kanë arritur mbi 1 m, ose më shumë. Një qytetar ka mbetur i bllokuar në banesë, pasi nuk del dot nga niveli i lartë i ujit.
Reshjet e dendura të dëborës të një dite më parë në Dibër i kanë lënë vend ngricave në rrugët nacionale dhe ato rurale. Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë shënuar vështirësi në qarkullim.
10:56 Mbi 2 mijë banesa të përmbytura në Durrës, nis tërheqja e ujit në disa zona problematike
Në ditën e katërt të përmbytjeve, situata në Durrës vijon të mbetet problematike, edhe pse në disa zona ka shenja të përmirësimit. Në Durrësin e Ri (ish-Kënetë), strukturat e emergjencave dhe grupet e shërbimit ndodhen në terren, ku po punohet për normalizimin e plotë të situatës. Paralelisht, vijojnë verifikimet dhe vlerësimet në banesat e përmbytura, ku deri më tani janë konstatuar 2 380 banesa të prekura nga uji.
Kushtet e motit gjatë natës së të enjtes kanë qenë relativisht të qeta në zonat malore të Bashkisë Elbasan, ku nuk raportohen bllokime nga dëbora, pavarësisht se në disa zona trashësia e saj ka kaluar 30 centimetra. Strukturat përgjegjëse kanë punuar gjatë gjithë natës për mbajtjen hapur të akseve rrugore.
Në fshatin Bishan të njësisë administrative Novoselë, situata është përkeqësuar që prej orës 02:00 të mëngjesit dhe vijon ende. Si pasojë e rritjes së ndjeshme të prurjeve të lumit Vjosë, rreth 20 banesa janë përmbytur. Edhe pse gjatë ditës së sotme niveli i lumit ka shënuar rënie, uji vazhdon të jetë i pranishëm në banesat e banorëve.
10:24 Rrëshqitje dherash në aksin Gjirokasër-Tepelenë, bllokohen dy segmente rrugore
Si pasojë e motit të përkeqësuar, janë regjistruar dy bllokime rrugësh në aksin Gjirokastër-Tepelenë, konkretisht në kryqëzimin e Urës së Leklit dhe në zonën e njohur si Shkalla e Zezë.
10:07 Rritet niveli i ujërave në qarkun e Lezhës, temperaturat nën zero gradë sjellin ngrica në rrugë
Situata në territorin e Qarkut Lezhë paraqitet e qetë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit nuk janë regjistruar reshje shiu, por problem mbeten temperaturat nën zero gradë, të cilat kanë sjellë ngrica në disa segmente rrugore.
Situata në Qarkun e Korçës vijon të jetë problematike në disa zona, si pasojë e reshjeve të shiut, borës dhe temperaturave të ulëta. Sipas OSHEE-së, janë evidentuar problematika në linjat e tensionit të mesëm 10 kV, ku 11 fidera rezultojnë të stakuar, 8 prej tyre pjesërisht. Aktualisht, 1 995 abonentë në zonat rurale janë pa furnizim me energji elektrike, ndërsa zonat urbane nuk kanë ndërprerje.
09:29 Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë
Situata hidrometeorologjike në qarkun e Fierit paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa autoritetet raportojnë për ulje të niveleve të lumenjve dhe funksionim normal të infrastrukturës kryesore. 80 familje janë prekur nga përmbytjet, ku 4 banesa ndodhen në fshatin Cerven dhe rreth 75 në Ferras. Deri më tani janë evakuuar gjithsej 8 familje, 7 familje me 18 persona në Ferras dhe 1 familje me 2 persona në Poçem, Mallakastër.
09:23 Përmirësohet situata në Shkodër, vazhdon e bllokuar rruga për në Obot
Situata hidrometeorologjike në territorin e qarkut Shkodër paraqitet e qetë dhe pa problematika serioze, bazuar në monitorimin e vazhdueshëm dhe informacionet e raportuara nga bashkitë, strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse.
09:02 Ulet niveli i lumit Vjosa/ Problematike situata në fshatin Bishan, ‘nën ujë’ 20 banesa
Prurjet e lumit Vjosa kanë shënuar rënie gjatë natës. Aktualisht, prurjet e ujit janë ulur dhe niveli i ujit te Ura e Mifolit është 8.4 metra, duke bërë që uji të tërhiqet gradualisht nga zonat e përmbytura.
Nga mbledhja e komitetit të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet, kryeministri Edi Rama tha se do të dëmshpërblehen të gjitha banesat e prekura.
Top Channel