Live/ Dita e 12-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, një pjesë ende me fjalime para Kryeministrisë Prurjet e lumit Vjosa kanë shënuar rënie gjatë natës.
Aktualisht, prurjet e ujit janë ulur dhe niveli i ujit te Ura e Mifolit është 8.4 metra, duke bërë që uji të tërhiqet gradualisht nga zonat e përmbytura.
Megjithatë, situata mbetet problematike në zonën e Bishanit, ku nënkalimi vijon të jetë i mbuluar nga rreth 2 metra ujë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.
Si pasojë e përmbytjeve, uji ka depërtuar në rreth 20 banesa në Bishan, kryesisht në ambientet e jashtme të tyre, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për banorët e zonës.
Po ashtu dhe ne disa zona periferike argjinatura është dëmtuar dhe uji po depërton nëpër toka.
Top Channel