Çudia afrikane, pas 7 vitesh Eritrea vendos të luaj futboll, e kishte të ndaluar për shkak të arratisjes së futbollistëve
Matteo Guendouzi do të jetë futbollist i Fenerbahçe. Pas ofertës së fundit të bërë nga klubi turk në drejtim të Lazios, të dy klubet në orët e fundit kanë gjetur marrëveshjen për transferimin përfundimtar të futbollistit në Stamboll.
Mesfushori francez do të transferohet te Galatasaray për 28 milionë euro, shifër së cilës i shtohen edhe 2 milionë euro të tjerë në formën e bonuseve për vlerën totale prej 30 milionë eurosh.
Në këtë mënyrë, Guendouzi largohet nga Lazio pas vetëm 2 vitesh e gjysmë, periudhë gjatë së cilës ai ka zhvilluar 110 ndeshje me skuadrën bardhekaltër duke shënuar 6 gola.
Gjithsesi transferimi i tij do të bëhet pas disa ditësh pasi futbollisti do të largohet nga Lazio vetëm pas ndeshjes me Veronën që do të luhet në 11 janar në orën 18:00.
Top Channel