Sulmuesi i Inter Miamit dhe ylli i Argjentinës, Lionel Messi, flet hapur për jetën e tij private
Marcus Rashford duket se ka mbyllur çdo mundësi për t’u rikthyer te Manchester United, pavarësisht se kush do ta zëvendësojë Ruben Amorim-in pas shkarkimit të tij.
Rashford, së bashku me Jadon Sancho-n, Rasmus Hojlund dhe Andre Onana-n, pjesëtarë të ashtuquajturit “Bomb Squad”, janë huazuar në klube të tjera gjatë përvojës 14-mujor të Amorim-it, i cili përfundoi të hënën. Sipas burimeve të klubit, vendimet për huazimet nuk ishin vetëm të trajnerit, por kishin peshën e drejtuesve të lartë. Një burim i brendshëm deklaroi: “Këto ishin vendime të udhëhequra nga klubi, jo vetëm nga trajneri”. Kjo nënkupton se largimi i Amorim-it nuk ndryshon shumë gjendjen e Rashford dhe shokëve të tij të ekipit.
Rashford, 28 vjeç, shënoi gol në ndeshjen e parë me Amorim-in ndaj Ipswich në nëntor 2024, por më pas u përjashtua nga derbi ndaj Manchester City-t muajin tjetër, me trajnerin që kritikonte sjelljen e tij. Madje, Amorim kishte deklaruar se do të luante me trajnerin e portierëve përpara një lojtari që nuk jep maksimumin çdo ditë.
Gjatë janarit 2025, Rashford u huazua tek Aston Villa, ndërsa verën e kaluar iu bashkua Barcelonës me mundësi blerjeje rreth 30 milionë paundë. Në Spanjë ai ka rikuperuar formën, duke shënuar shtatë gola dhe dhënë tetë asistime në 25 paraqitje deri tani këtë sezon.
Megjithatë, edhe pas shkarkimit të Amorim-it, drejtuesit e Manchester United kanë vendosur se Rashford dhe disa lojtarë të tjerë nuk do të rikthehen, me synimin për të përmirësuar kulturën e dhomës së zhveshjes dhe të sigurojnë stabilitet në ekip.
Top Channel