Manchester United po jeton një krizë të vazhdueshme që nuk duket se ka fund. Nuk e fiton titullin e Premier League që nga viti 2013 dhe që nga ai moment shumë trajnerë të mëdhenj kanë kaluar në Old Trafford me objektiv ngritjen e skuadrës, por asnjë nuk ia ka dalë mbanë.

I fundit që dështoi në këtë mision ishte pikërisht Ruben Amorim që u shkarkua nga drejtuesit e Manchester City ditën e hënë pas një pjese të parë të sezonit shumë larg pritshmërive të një skuadre ‘Big Six’.

Amorim u transferua në Manchester në nëntor të 2024  me etiketën e trajnerit zbulim falë etapës së suksesshme të tij në Lisbonë me Sportingun. Por që në momentin e parë u pa që gjërat nuk do të ishin shumë të lehta për të si në Portugali dhe në fund bordi drejtues i Manchester United nuk patën rrugë tjetër vecse të largonin portugezin në mesin e sezonit 2025-2026.

Shkarkimi i Amorim nuk është vetëm një problem sportiv për Manchester United që duhet të gjejë pasuesin e tij. Sipas asaj që publikojnë disa media britanike, kostoja e shkarkimit të 41 vjeçarit është 32 milionë euro në total. Nga këto 11 milionë do t’i jepen Sportingut të Lisbonës si kompensim, 9 milionë si paga në kontratë dhe 11.5 milionë shuma totale e pagës për kohën e mbetur në kontratë

Një rast i ngjashëm ky me atë të Jose Mourinho që kur u shkarkua nga Fenerbahçe përfitoi një dëmshpërblim deri në 11 milionë euro nga klubi turk. Tani, pas largimit të Amorim, Manchester United po eksploron merkaton e trajnerëve për të gjetur kandidatin e duhur. Darren Fletcher do të jetë trajner i përkohshëm, por drejtuesit e Manchester United duket se kanë avancuar në bisedimet me Ole Gunnar Solskjaer, një njohje e vjetër në Old Trafford.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB