Lëre këtë botë pak më të mirë nga ajo që gjete’-me këtë citim, Enzo Maresca përshëndet botën e Chelsea.

‘Lëre këtë botë pak më të mirë nga ajo që gjete’-me këtë citim, Enzo Maresca përshëndet botën e Chelsea.

Pas njoftimit të Bluve të Londrës për emërimin e trajnerit të ri Liam Rosenior, trajneri italian iu drejtua rrjeteve sociale ku postoi një mesazh plot krenari për 18 muajt që kaloi në Londër.  Maresca theksoi rezultatet e arritura në fushën e lojës duke nënvizuar sesi rrugëtimi i tij  nisi nga raundet eliminatore të Conference League për të kulmuar me rikthimin e klubit në elitën e futbollit ndërkombëtar.

‘Largohem me paqen e brendshme që riktheva një klub prestigjioz aty ku e meriton të jetë-shkruan trajneri italian. Në përshëndetjen e tij Maresca falenderoi tifozët, lojtarët duke kujtuar arritjet e pashlyeshme; kualifikimin në Ligën e Kampioneve e sidomos triumfin në Botërorin për Klube.

‘Fitore që do t’i mbaj gjithnjë në zemër-e mbyll Maresca postimin e tij duke i uruar më të mirën Chelsea për të ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB