“Sugjeroj rrëmbimin e ‘neonazistit’ Merz”, batuta e besnikut të Putin pas arrestimit të Maduros: Do ishte e kthesë e mirë për të gjithë Papa Leoni XIV ka shprehur shqetësimin për situatën politike në Venezuelë, duke bërë thirrje për respektimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Në deklaratën e tij, Ati i Shenjtë theksoi se “mirëqenia e popullit venezuelian duhet të mbizotërojë mbi çdo gjë tjetër”, duke nënvizuar rëndësinë e tejkalimit të dhunës dhe hapjen e rrugës drejt paqes dhe drejtësisë, gjithmonë duke garantuar sovranitetin e vendit.
Papa Leoni XIV theksoi po ashtu nevojën për stabilitet, bashkëpunim dhe harmoni sociale, me fokus të veçantë tek shtresat më të varfra të popullsisë, të cilat po përballen më rëndë me krizën ekonomike.
Deklarata e tij vjen pas zhvillimeve të fundit politike në Venezuelë, ku Shtetet e Bashkuara njoftuan arrestimin e presidentit Nicolas Maduro.
I pari papë amerikan në histori, Leoni XIV ka shfaqur më herët rezerva ndaj disa prej politikave të presidentit Donald Trump dhe ka apeluar që SHBA-të të shmangnin përdorimin e forcës ushtarake për rrëzimin e Maduron nga pushteti.
Top Channel