Emri i Rey Manajt ka filluar të qarkullojë sërish në zërat e merkatos vetëm pak muaj pas transferimit të tij në kampionatin arab të futbollit te skuadra e Sharjah FC.

Sipas raportimeve më të fundit në median turke, sulmuesi i kombëtares shqiptare po kërkon largimin nga skuadra e tij aktuale për t’u kthyer në futbollin turk.

Mësohet se Rey Manaj me anë të menaxherit të tij i ka dërguar mesazhe ish klubit të tij Sivasspor, me të cilin në të kaluarën ka luajtur 60 ndeshje duke shënuar 30 gola, ndërkohë që edhe klube të tjerë turq janë raportuar se kanë shfaqur interesin e tyre si Trabzonspor, Samsunspor apo Goztepe.

Në korrik të vitit 2025, Rey Manaj nënshkroi me skuadrën e Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, një kontratë dy vjeçare për 2 milionë euro. Deri tani sulmuesi kuqezi ka luajtur 16 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola me Sharjah FCare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB