Banka e Shqipërisë linceson Jet Bank: Gati për testimet e bankës Viti 2026 ka hyrë me një sërë ndryshimesh të cilat do të zbatohen duke filluar nga data e sotme 1 janar.
Vendimi i qeverisë për të rritur pagën minimale në 50 mijë lekë tashmë ka hyrë në fuqi dhe do të përfitojnë rreth 307 mijë e 850 punonjës, të punësuar në sektorin publik dhe privat.
Si pjesë e paketës fiskale të miratuar dhe me buxhetin 2026 paga minimale është premtuar nga qeveria se për 9 muajt e parë të zbatimit të saj kostoja e rritur për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nuk do të paguhet nga biznesi por nga shteti.
Kjo është rritja e dytë e pagës minimale në pak vite. Ndryshimi i fundit para këtij vendimi u bë në vitin 2023, kur paga minimale u rrit nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë, si pjesë e politikave për përballimin e rritjes së kostos së jetesës.
Rritja e pagës minimale sipas qeverisë synon mbrojtjen e nivelit të jetesës, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare.
Objektivi është që paga minimale të arrijë në 60 mijë lekë në vitin 2028 dhe në 70 mijë lekë deri në përfundim të mandatit, në kuadër të politikave për rritjen e standardit të jetesës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Top Channel