Manchester United po monitoron nga afër yllin e Atletico Madrid, Conor Gallagher, ndërsa afron afati i merkatos së janarit.

Sipas raportimeve të TalkSPORT, klubi anglez e ka vendosur mesfushorin në listën e prioritetëve dhe po shqyrton mundësinë e një huazimi deri në fund të sezonit.

Gallagher, ndërkohë, vazhdon të jetë një pjesë kyçe e skuadrës së Anglisë, dhe burimet e raportimit e konsiderojnë atë një “opsion të mundshëm” për Manchester United-in, duke hapur rrugën për një rikthim në Premier League nëse marrëveshja realizohet.

Klubi do të vlerësojë situatën dhe mund të bëjë një ofertë gjatë javëve të ardhshme, ndërsa trajneri i skuadrës kërkon të forcojë mesfushën për fazën vendimtare të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB