Formula 1/ Drejtuesit e skuadrave përpilojnë klasifikimin e tyre për 2025, në krye është…
E bardha dhe e zeza, si bora dhe errësira. Në 29 dhjetor të 2013 jeta e Michael Schumacher ndryshoi përgjithmonë për shkak të një aksidenti të tmerrshëm me ski në Meribel në Alpet Franceze.
Kanë kaluar 12 vjet nga ajo ditë të karakterizuara nga një heshtje absolute. Gjendja e legjendës gjermane të Formula 1 është mbrojtur në maksimum me bashkëshorten Corinna që imponoi privatësinë maksimale. Asnjë njoftim apo imazh, vetëm kujtimi i arritjeve të tij; nga dy titutj me Benetton te 5 titujt me Ferrarin. Momente që do të mbeten të stampuara përjetë në zemrat e të apasionuarve
Aksidenti-Schumacher gjendej në Meribel për të kaluar pushimet e Krishtlindjes me familjen dhe miqtë. Piloti gjerman ishte i shtëpisë. Aty kishte një vilë ku shkonte gjithnjë me kënaqësi. Atë mëngjes tragjik, kishte vënë skitë dhe u lëshua në ato pista që i njihte përmendësh. Kushedi sa herë e kishte përshkuar atë trajektore; me mundësi dhjetëra herë, por në orën 11:07, fati i paraqiti një faturë dramatike. Një shkëmb i fshehur jashtë piste e katapultoi përpara dhe koka e tij goditi një tjetër gur. Pavarësisht se kishte vendosur kaskën dhe po skionte me një shpejtësi të përshtatshme sipas hetuesve francezë, gjendje tij që në fillim u shfaq kritike. Pasi luftoi për mbijetesën, ish piloti u kthye në rezidencë në Gland, një qytezë me 13 mijë banorë mes Lozanës dhe Gjenevës. Numri i personave që kanë pasur vërtet akses në vilë është me të vërtetë e ngushtë dhe nga ai moment nuk ka pasur më komunikime zyrtare.
Miti i gjallë- ‘Keep Fighting’ (‘Vazhdo të luftosh’). Kjo moto ka shoqëruar cdo mesazh drejtuar Michael Schumacher pas aksidentit dhe është përdorutr si emër për fondacionin bamirës të krijuar nga familja. Kujtimi i pilotit gjerman mbahet gjallë edhe nga dokumentarët, kujtimet e sukseseve dhe rekordeve të tij. Leëis Hamillton në 2017 e kaloi për numrin e poleposition dhe në 2020 barazoi legjendën në 7 tituj botërorë duke marrë në dorëzim kaskën e Michael të nga djali i tij Mick. Në këtë sezon, Max Verstappen iu afrua shumë pranë titullit të 5 radhazi, vetëm Kaiseri ka arritur ta realizojë këtë në periudhën 2000-2004
Dënimet-Schumacher gjithnjë ka qenë i pranishëm në cështjet e lidhura me Formula 1, por fama e tij tërhoqi edhe kërcënuesit. Gjykata e Ëuppertal ka dënuar 3 të pandehur për tentativë zhvatje prej 15 milionë eurosh. Kërcënimi ishte; publikimi i fotove, videove dhe dokumentave mjekësore të rezervuara. Më herët kartelat klinike private ishin propozuar për 50 mijë euro te disa prej gazetave gjermane, zvicerane dhe angleze. Në këtë mënyrë nisi një gjueti për fajtorin që u mbyll me arrestimin e një 54 vjecari që pak orë më vonë vari veten në qelinë ku mbahej i izoluar në Zyrih. Ndërsa revista ‘Bunte’ kishte shfrytëzuar një burim anonim për të publikuar një artikull për gjendjen e ish pilotit. ‘Është shumë i dobët, por në gjendje të bëjë ndonjë hap e madje të ngrejë edhe një krah’-shkruante revista. Dënimi në këtë rast ishte gjobë 50 mijë euro për ndërhyrje në privatësi.
Heshtje dhe mistere-Në 2019, Schumacher iu nënshtrua një trajtimi top-sekret në spitalin Georges Pompidou në Paris. Gjermani i regjistrua me emër fals në repartin e kirurgjisë kardiovaskulare ku profesor Philippe Menasché ekzekutoi një terapi inovative që parashikonte përdorimin e qelizave staminale. Kurioziteti për gjendjen e Michael Schumacher është e madhe; kush nuk ka pyetur të paktën njëherë si është apo a është të paktën në gjendje të ndërveprojë me të tjerët? Por familja vendosi të mbajë këto informacione të rezervuara. ‘Michael na mungon të gjithëve, por ai është edhe pse është ndryshe’-shpjegon Corinna. Ish piloti po lufton sfidën më të rëndësishme të jetës së tij. Kanë kaluar 12 vjet nga ajo ditë dhe Schumacher vazhdon të luftojë.
Top Channel