Pep Guardiola i kishte paralajmëruar futbollistët e tij përpara festave: ‘Ai që vjen pas Krishtlindjes mbi peshë, nuk do të grumbullohet për ndeshjen me Nottingham Forest. Dhe mesa duket ‘kërcënimi’ i trajnerit spanjoll e pati efektin e tij pasi futbollistët e Manchester City e kaluan me sukses testin e peshtorës

Manchester City e fitoi ndeshjen me Nottingham në transferte dhe pas këtij suksesi futbollistët e Citizens fituan të drejtën për të bërë shaka për testin e peshores ku më të shfrenuarit duket se ishin Erling Haaland dhe Gianluigi Donnarumma.

Sulmuesi norvegjez para ndeshjes kishte publikuar në profilin e tij një post teksa ishte peshuar të shoqëruar me shkrimin: ‘Gjithcka mirë’. Referimi ishte pikërisht për paralajmërimin  e trajnerit të tij.

Haaland iu bashkua Donnarumma i cili postoi një sërë fotosh të shoqëruar nga fraza: ‘Krishtlindje 2025; 3 pikë dhe testi i peshores i kaluar’. Mes komenteve në këtë postim, spikat ai i Haaland që bëri shaka me formën e shokut të skuadrës teksa shkruante: ‘Tani mund të hash DonnaKebabRumma’. Epo, morali te skuadra e Manchester City, nuk mund të kishte qenë më i lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB