Viti 2026 është shumë pranë dhe Formula 1 përgatitet për një sezon plot pasiguri për shkak të revolucionit në rregullore që për më tepër ka krijuar polemika mes skuadrave për aplikimin e saj, në mënyrë të veçantë në menaxhimin e propulsorëve.

Megjithatë, ka një pritje të madhe që për testet e para që do të mbahen në Barcelonë me dyer të mbyllura nga 26-30 janar, ndërsa skuadrat që në 2 janar do të nisin punën dhe në mesin e muajit të ardhshëm do të bëhet prezantimi i makinave të reja ose vetëm të telajove të tyre sic kanë bërë të ditur edhe Red Bull dhe Racing Bulls. Por këtë vit në Botërorin e Formula 1 edhe estetika do të ketë një peshë të konsiderueshme sepse telajot e makinave tregojnë filozofinë, ambiciet, historinë dhe suksesin e skuadrave.

Por jo vetëm kaq, sepse FIA  ka vendosur për modifikime edhe në këtë front. Në Formula 1 nuk ka asnjë centimetër të makinës që nuk është kompromis mes asaj që shohin sytë dhe asaj që partnerët komercialë kanë pretenduar. Për këtë arsye telajo asnjëherë nuk është totalisht njëngjyrëshe. Është një ekuilibër që kalon nga zyra e marketingut, nga aerodinamika te perceptimi i tifozëve, nga fizika te grafika. 

Kjo punë që në dukje është artistike, lind muaj përpara ndezjes së semaforit të parë të gjelbër, kur makinat ende nuk ekzistojnë dhe format përfundimtare janë prototipa digjitalë. Është një koreografi që nis shpejt e përbërë nga skicat, rishikimet, simulimet tv, lidhjet me rregulloren dhe peshën, sikur krijimtaria është një tjetër pjesë e paketës aerodinamike. Krijimi i telajove është thuajse një kampionat paralel. Çdo skuadër ka një kalendar të ndryshëm; ka skuderi që nisin punën përpara garës së fundit të kampionatit paraardhës, të tjerë presin miratimin e menaxhimit, por ka dhe nga ata që shkojnë drejt afatit të fundit për prezantimin publik.

Një telajo duhet të bashkëjetojë me sponsorët qe vendosin markën e tyre në turirin e makinës, vizibilitetin dhe dimensionet. Telajot moderne janë përzierje hibride; është varaku ku dizajni nuk ndryshin, është boja ku shfaqen logot, por nuk ka një rregull fiks; në krahë, ku aerodinamika është e shenjtë, duhet evituar çdo mosvazhdimësi. Boja mund shpesh mund të bëjë që fluksi i ajrit të ndryshojë. më shumë bojë do të thotë më shumë peshë dhe pesha më e madhe do të thotë që lihen më shumë të qinta sekonde rrugës.

Edhe një ngjitës mund të shkaktojë shqetësime. FIA imponon skuadrat që emri i pilotit të jetë i lexueshëm, që skuadra të jetë e qartë për turirin e makinës, që panelet të mos krijojnë konfuzion. Në 2026 gjithçka do të jetë më strikte; me makina më të vogla e më të shkurtra, sipërfaqet ndryshojnë dhe dizajni do të duhet të përshtatet. Nga 2026 do të ketë një detyrim të ri; të paktën 55% e sipërfaqeve të makinave duke u parë nga lart duhet të jenë të pikturuara dhe të mos lihen në karbon. Një mënyrë kjo për t’iu përgjigjur kritikave të këtyre viteve, kur pesha shtyu shumë skuadra për makina thuajse në ngjyrë të zezë dhe kështu puna e krijuesve të makinave do të duhet të nisë nga fillimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB