Fiorentina krizë pa fund, Vanoli, ndeshja me Cremonesen, në lojë posti i tij. Paratici mendon për zëvendësuesit

28/12/2025 10:33

Humbja e Fiorentinës ndaj Parmës risjell shqetësimet në të gjithë botën violë, fitorja ndaj Udineses tashmë është një kujtim i largët sepse në Tardini në lojë ishin pikë shumë të çmuara për mbijetesën dhe tani Vanoli dhe të tijët janë të fundit në renditje dhe gjithnjë e më larg skuadrave para saj(Genoa e parafundit është 5 pikë para me një ndeshje më pak). Në Firenze të gjithë presin ardhjen e Fabio Paratici; personazhit që do të duhet të tentojë t’i japë fund tragjedisë që po ndodh në Firenze.

Në këtë pikë, me merkaton e dimrit që po afron, askush nuk e ka të sigurt vendin e tij, me në krye trajnerin Paolo Vanoli. ish trajneri i Torinos që erdhi në vend të Stefano Piolit, deri tani nuk ka arritur të zgjojë skuadrën siç iu kërkua. Edhe pse duhet thënë se në humbjen në Parma, Fiorentina dha shenja jete; pas golit të Sorensen, skuadra violë nuk u dorëza dhe siç ka ndodhur shpesh edhe në të kaluarën, krijoi disa raste të pastra shënimi për të barazuar të paktën rezultatin. Por pasaktësia para portës dhe entuziazmi çuan dëm cdo gjë të mirë që ndërtohej në fushën e lojës

Por në fund, Vanoli doli nga Tardini pa pikë dhe me një pozitë gjithnjë e më të tronditur. Në këtë pikë, sfida e ardhshme me Cremonesen bëhet vendimtare për të për të qëndruar në pankinën e Fiorentinës. Nëse skuadra violë nuk do të fitojë këtë ndeshje, Paratici do të marrë menjëherë në duar dosjet e trajnerëve. Por detyra e Drejtorit të ri Teknik të Fiorentinës nuk do të jetë e lehtë; Fiorentina në aspektin ekonomik i ka duart e lidhura nga kontrata 3 vjeçare me Stefano Piolin, ndërsa edhe në nivelin sportiv, në këtë moment skuadra violë është një patate e nxehtë që askush nuk dëshiron që ta marrë në duar

Kështu që Paratici mund të shohë nëse Pioli është disponibël për t’u kthyer në pankinën e Fiorentinës. Nëse përgjigjja e këtij të fundit do të jetë negative, do të kërkohet një marrëveshje për zgjidhjen e kontratës. Në këtë pikë do të nisë kërkimi i trajnerit të ri; emrat që qarkullojnë janë ara të Beppe Iachini, specialist për mbijetesën, Thiago Motta që është ende në kontratë me Juventusin dhe Paulo Sousa që e ka drejtuar më parë Fiorentinën në periudhën 2015-2017. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB